Zgjidhje elegante për shkronjat Ë dhe Ç

Gazmend Hoxha

Tastierën shqip mund ta merrni në këtë link:

Download: Tastiera Shqip (vetëm 0.2 MB)


Për përshkrimin e instalimit klikoni këtu




Përmbajtja
Historiku i problemit Zgjidhja e problemit Instalimi i shtesës

Historiku i problemit

Shumica prej nesh, kur duhet të shkruajmë ndonjë tekst në gjuhën shqipe në tastierat amerikane QWERTY, ndjejmë nevojën e shkronjave Ë dhe Ç në këto tastiera. Tastierat QWERTY janë më të përdorura në botë, pra edhe te ne. Përse quhen QWERTY? Për shkak se pesë pullat e para i përmbajnë këto shkronja në këtë renditje.


Një nga zgjidhjet e mëherëshme ka qenë blerja e tastierës që përmban shkronjat shqipe dhe instalimi i opsionit të gjuhës shqipe në windows. Disa prej nesh e kanë instaluar shtesën e Windows-it dhe i kanë shkruar shkronjat dhe shenjat e pikësimit mbi shkronjat e tastierës amerikane. Dikush ka përdorur programe të ndryshme për modifikimin e tastierës sistemore ashtu siç i ka konvenuar më mirë. Disa prej nesh shkruanin tërë tekstin me W dhe [ dhe në fund i ndërronin me Ë dhe Ç, por ndodhte që të bëhet ndonjë korigjim i mëvonëshëm dhe harroheshte ndonjë fjalë si mundësia paraqitej dikund në tekst si mundwsia ndërsa diku më poshtë mund të hasnim Ëindoës në vend të Windows. Kjo ia humbte seriozitetin shkruesit edhe nëse ai ishte profesional në shkrim.


Nga ana tjetër, tastierat shqipe mund të gjenden shumë rrallë dhe janë të rënda për shkrim, për shkak se disa shenja të pikëzimit kanë vende tërësisht të ndryshme nga tastierat e rëndomta amerikane QWERTY. Tastierat shqipe i kanë të zhvendosura edhe shkronjat Z dhe Y (anasjelltas nga QWERTY). Kjo shton edhe një kokëçarje për daktilografët.


Programet e modifikimit të tastierës që kemi përdorur deri tash bëjnë problem gjatë ndërrimit të versioneve të sistemit. Deri në versionin windows 95 kemi përdorur programin Tipkawin, prej Windows 95 deri Windows XP përdorëm programin Remapper, ndërsa tash me instalimin e Windows 7 Remapper nuk funksionon. Kështu që duhej të gjendet një zgjidhje më stabile për sistemin XP dhe 7, të cilët sisteme përdoren më së shumti në mbarë botën. Tërë këtij kaosi duhej t’i vëmë fund me një zgjidhje standarde të kapshme për të gjithë.

 

Gjithashtu, duhej të kemi parasysh që të mos humbet shkronja W për shkak se ajo nevojitet gjatë shkruarjes së adresave të internetit ose emrave / termeve të huaja.

Zgjidhja e problemit
Zgjidhja që do t'i plotësonte nevojat tona është:
  1. t'i aftësojmë tastierat amerikane QWERTY për të shkruar në gjuhën shqipe
  2. të mos i zhvendosim shkronjat dhe shenjat e pikësimit
  3. të mos e sakrifikojmë shkronjën amerikane W gjatë procesit
  4. ta afrojmë shkronjën Ë që të jetë më e qasshme, për shkak se përdoret shumë shpesh në tekstet e gjuhës shqipe.
  5. gjatë procesit duhet përdorur ndërrimet minimale të pullave të tastierës, sa më pak ndërrime, aq më mirë.

Për këtë shkak përpunuam shtesën e Windows për përdorimin e shkronjave shqipe në tastierat ekzistuese pa patur nevojë për tastierë speciale shqipe.


Me këtë shtesë:

  1. mund t'i përdorni shkronjat Ë dhe Ç me tastierën e rregullt.
  2. Shenjat e pikëzimit janë në vendin e vjetër. I sakrifikuam vetëm kllapat e mesme dhe të mëdha, të cilat edhe ashtu pothuajse asnjëherë nuk përdoren.
  3. Kjo tastierë nuk e humb shkronjën W
  4. Shkronjën Ë e kemi afruar (e vënduam në vend të shkronjës W) për shkak se përdoret shumë në gjuhën shqipe.
  5. Asnjë shenjë tjetër nuk është ndërruar nga vendi.

Përmbledhur, këto janë ndërrimet që kemi bërë:

W=Ë
{=Ç
}=W

 

 

Në fund kërkojmë ndjesë për programerët e gjuhës C dhe Java të cilët i përdorin kllapat e mesme dhe të mëdha, por keni parasysh që gjatë programimit janë shkronjat Ë dhe Ç ato që nevojiten më pak...

Instalimi

Së pari downloadojeni paqetën (linku është në fillim të kësaj faqeje), hapeni dhe instalojeni duke klikuar në fajllin Setup.exe


Tastiera do të paraqitet në në pjesën e poshtme të ekranit:

 



Ajo aktivohet me shtypjen e dy pullave: SHIFT dhe ALT ose me ndërrimin e gjuhës nga ENSQ



Nëse tastiera e vjetër shqip ju pengon dhe dëshironi ta fshini, atëherë:

 

klikoni në Start / Settings / Control Panel / Regional and Language Options

hapni fletën Languages

klikoni pullën Details

selektoni Albanian dhe klikoni pullën Remove

 


Nëse dëshironi që tastiera shqipe të jetë gjithmonë aktive, shkoni në

Start / Settings / Control Panel / Regional and Language Options / Languages / Details

dhe selektoni nga lista: Albanian Shqip

 

 

* * *

 

shko në fillim të faqes